Rusi,Lavrov i shqetësuar për vendimin e NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2014, 16:55
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka shprehur shqetësimin e tij tek sekretari amerikan John Kerry, pas vendimit të NATO-s për pezullimin e bashkëpunimit ushtarak me Moskën.Ministria e jashtme ruse, ka njoftuar sot se të dy diplomatët, kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe se kanë diskutuar mundësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në lidhje me krizën në Ukrainë.Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë njoftuar një ditë më parë se kanë pezulluar bashkëpunimin praktik civil dhe atë ushtarak me Rusinë, si protestë ndaj aneksimit të Krimesë.NATO-ja ka bërë me dije se do të intensifikoj bashkëpunimin për të ndihmuar Ukrainën që të përmirësoj aktivitetet ushtarake, përmes trajnimeve dhe programeve.