Avioni i zhdukur, Malajzia: Nuk heqim dorë
Malajzia nuk do të heqë dorë nga kerkimi i avionit te humbur të humbur MH370. Keshtu ka deklaruar Kryeministri malajzian gjatë vizitës në bazën e kërkimit në Perth. Najib takoi ekipet e kërkimit në bazën Pearce RAAF pranë Perthit të enjten në mëngjes, para se avionët e tyre të niseshin në operacionin e kërkimit dhe më pas u takua me Abbott.Najib Razak ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun australian, Tony Abbott, ku vlerësoi përpjekjet e kërkimit, duke thënë se bashkëpunimi për këtë "tragjedi të madhe " na dha zemër të gjithëve."Zhdukja e avionit ka testuar vendosmërinë tonë kolektive . Të ballafaquar me kaq pak dëshmi, dhe me një detyrë te tillë te rëndë , hetuesit nga Malajzia, SHBA , Britania e Madhe, Kina , Australia dhe Franca kanë punuar pa pushim për të zbuluar lëvizjet e avionit".Ai falënderoi të dy ekipet e kërkimit dhe qeverinë australiane për përpjekjet e saj në javët e fundit dhe tha se kërkimi do të vazhdojë."Unë e di se deri sa të gjejmë avionin, shumë familje nuk mund të fillojnë të brengosen . Unë nuk mund të imagjinoj sa hume po vuajne, por iu premtoj se ne nuk do te heqim dore nga kerkimet, " tha ai .Autoritetet e Malajzisë jane kritikuar ashper për menaxhim jo të mirë të kërkimeve, kritika këto të ardhura veçanërisht nga të afërmit e 153 pasagjerëve kinezë që ndodheshin në bord.Të enjten, tetë aeroplanë ushtarakë dhe nëntë anije morën pjesë ne operacionin e kërkimit. Moti ishte i qetë dhe i favorshëm, sipas agjencise kordinuese. Kurse sa u perket hetimeve, ende nuk dihet shkaku i ketij misteri historik. Autoritetet deklaruan se jane zhvilluar mbi 170 intervista me familjarët e pilotëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.Avioni i Malaysia Airlines humbi kontaktet me 8 mars gjatë udhëtimit nga Kuala Lumpur drejt Pekinit me 239 persona në bord. Në fokusin e kërkimit është një sipërfaqe prej 221,000 km katrore në perëndim të Perth .Por deri tani asnje provë, apo mbetje e avionit nuk është gjetur.