Turqi, gjykata zhbllokon Twitter: Shkel lirinë e shprehjes
Autoriteti i Telekomunikacionit në Turqi ka hequr ndalesën dyjavore të Twitteri-it pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se bllokimi shkel lirinë e shprehjes.Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin të mërkurën dhe ka thënë se ai duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Ndalimi ka shkaktuar zemërim në mesin e turqve dhe është kritikuar nga aleatët perëndimorë të Turqisë.Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin të mërkurën dhe ka thënë se ai duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Ishte pikerisht presidenti, Abdulla Gyl, ai qe reagoi menjehere pas vendimit te qeverise se Erdogan, duke e quajtur ekstrem kete veprim dhe duke u shprehur se Turqia po kalon kohe te veshtira.Kurse Bashkimi Europian është shprehur se lirite dhe të drejtat në Turqi po dhunohen hapur. Gjithsesi, arsyeja e dyte dhe më e rëndësishmja është se vendimi u hodh poshte nga gjykata ne Ankara, por twitteri vijon te jetë i bllokuar.Ka nje jave që përdoruesit e këtij rjeti social presin aktivizimin, por duket se ligji nuk po zbatohet ne vendin tashme të trazuar nga skandalet e korrupsionit dhe protestat e herëpashershme.Bllokimi i Twitter nga qeveria e Turqisë, gjë e cila shkaktoi një trazirë ndërkombëtare, është sfida më e rëndësishme ligjore pasi ka krijuar një hendek mes drejtësisë dhe politikës vendase. Partia kryesore opozitare ka kërkuar aplikimin e vendimit te gjykates."Shpresa jonë është qe sundimi i ligjit të mbizotërojë dhe ata të zbatojnë drejtësinë. Në qoftë se nuk do të mendojnë te shkojne në gjykatë penale ose ne mund të përsërisim kërkesën tonë për gjykatën kushtetuese, cdo opsion tjetër mund të konsiderohet, "tha Altiparm.Kryeministri, Rexhep Tajip Erdogan, ka bllokuar edhe platformën e YouTube përpara zgjedhjeve lokale, të cilat i fitoi partia e tij AKP.Veprimet e Erdogan pasuan nje skandal korrupsioni të publikuar nëpërmjet një video në internet, ku Erdogan fliste per miliona euro me të birin, Bilal.Por gjithsesi pas fitores, Erdogan duket se i ka lare hesapet me publikun, pasi vota dëshmoi se ai gëzon ende nje mbeshtetje te forte ne popullin e tij. Nuk mendojne keshtu analistet, sipas të cileve, korrupsioni mbetet ne qeveri, pavaresisht se Erdogan perpiqet ta fshehe pas medaljes se zgjedhjeve lokale.