Miliona sirianë në Liban, OKB: 2500 refugjatë në ditë
Numri i refugjatëve sirian të cilët kanë ikur në Liban ka regjistruar shifra historike. Sipas OKB, Libani ka numrin më të lartë të refugjatëve në mbarë botën.Kreu i agjensisë së refugjatëve në OKB deklaroi se Libani është një komb i vogël me shumë vështirësi të brendshme dhe tashme kjo rëndes po reflektohet në vend. Rreth 9.5 milion njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së Sirisë, kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit. Më shumë se 2.5 million kanë ikur në Turqi, Jordani, Irak, Egjipt etj. Megjithatë, Libani është duke mbajtur barrën më të madhe në këtë krizë të Sirisë, pasi ka strehuar të larguarit nga konflikti më shumë se çdo vend tjetër. Numri i refugjatëve sirianë në Liban tani përbëjnë një të katërtën e popullatës lokale.
Jim Muir, korrespondent i BBC-së në Bejrut thotë se kjo është një tendosje e madhe për Libanin dhe një rëndesë që mbase po i peshon shumë vendit me probleme. Muajin e kaluar ministri i jashtëm libanez tha se kriza po kërcënon ekzistencën e vendit të tij." Populli libanez ka treguar bujarinë tij, por tashmë po lufton për të përballuar këtë situate”, deklaroi Guterres.Agjensia e refugjatëve e OKB-së , UNHCR, thekson se fluksi i refugjatëve është rritur me ritme të shpejta."Çdo ditë, UNHCR-së në Liban regjistron 2,500 refugjatë të rinj: më shumë se një person në minute” tha agjencia në një deklaratë.Vështirësitë me të cilat përballen shumë refugjatë u theksuan në mënyrë dramatike javën e kaluar, kur një nënë me një burrë të sëmurë dhe katër fëmijët i vunë flakën vetes në shenjë proteste për ndihmat e munguara.Lufta civile në Siri mes rebelëve sunitë dhe qeverisë së Bashar al-Asad ka nxitur gjithashtu tensione sektare në Liban , vend i cili ka një popullsi të madhe suni dhe Shia muslimane.