JP Morgan bllokon transaksionet ruse

Rusia ka akuzuar gjigandin bankar amerikan JP Morgan për bllokim të paligjshëm të një transferimi parash mes një ambasade ruse dhe një kompanie ruse të sigurimit.Ministria e Jashtme ruse, e lidhi bllokimin e transaksionit financiar me sanksionet amerikane të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Deklarata ruse i referohet aneksimit si një "ribashkim" të territorit rus.Sanksionet e Shteteve të Bashkuara, të njoftuara nga Presidenti Barak Obama muajin e kaluar, u miratuan nga ligjvënësit amerikanë, së bashku me 1 miliard dollarë në hua të garantuara për qeverinë e Kievit.Ministria ruse tha se bllokimi transaksionit financiar pengoi ambasadën e saj në Kazakistan të bëjë një pagesë për një kompani ruse të sigurimit. Ministria e Jashtme ruse e quajti masën e bankës amerikane si "të papranueshme, të paligjshme dhe absurde", dhe tha se Shtëpia e Bardhë e kishte "tepruar me këtë vendim". Rusia paralajmëroi gjithashtu se bllokimi i transferimit të parave do të "ketë pasoja" për ambasadën amerikane në Rusi.Zyrtarët amerikanë dhe ata të bankës JP Morgan nuk kanë bërë komente për këtë ngjarje.