Kerry anulon takimin me presidentin palestinez Abbas
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka anuluar takimin me presidentin palestinez Mahmud Abbas që ishte planifikuar të zhvillohej sot në qytetin e Bregut Perëndimor, Ramallah.Sekretari Kerry anuloi udhëtimin e tij të planifikuar, pasi Abbas tha se palestinezët menjëherë do të rinisin përpjekjet e tyre për të fituar njohje të tjera brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe se ai kishte nënshkruar një kërkesë për t'u anëtarësuar në 15 agjenci dhe konventa të OKB-së.Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, por dje zyrtarët izraelit rihapën tenderat për ndërtimin e më shumë se 700 shtëpive për kolonët në Jeruzalemin Lindor.Lëvizjet e të dyja palëve duket se do të pengojnë negociatat e paqes të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara.Por Sekretari Kerry, duke folur në Bruksel, tha se anulimi i procesit izraelito-palestinez të paqes tani është "plotësisht i parakohshëm". Ai tha se të dyja palët kanë treguar se duan të lëvizin përpara me negociatat.