Kenia, të paktën 6 të vrarë nga shpërthimet

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur si pasojë se tre shpërthimeve në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Sipas mediave, shpërthimet ndodhën në një lagje të banuar me somalezë.Shefi i policisë së qytetit, Benson Kibue tha se të paktën 25 njerëz u plagosën në këto sulme.Dy restorante dhe pjesa e jashtme e një qëndre shëndetësore u shkatërruan nga shpërthimet.Grupi militant somalez al-Shabab në të kaluarën ka kërcënuar se do të kyejë sulme në Kenia nëse ky vend nuk i tërheqë trupat e tij nga Somalia jugore.Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin në Qendrën Tregtare Westgate në Nairobi në shtator të vitit të kaluar, ku u vranë të paktën 67 persona.