Washington Post: CIA keqinformoi publikun për teknikat e zbulimit

CIA ka mashtruar në mënyrë të vazhdueshme Qeverinë amerikane për ashpërsinë dhe efektivitetin e metodave të marrjes në pyetje. Gazeta “Washington Post” citon një raport të Senatit amerikan, i cili nënvizon se CIA ka përdorur "metoda të errëta" sekrete për të marrë në pyetje të burgosurit, ku përfshihet hedhja e të burgosurve në ujë të akullt dhe përplasja me kokë pas murit.Komisioni i Senatit amerikan për Zbulimin, ka arritur në përfundimin se CIA kishte pretenduar pa të drejtë se programi kishte kontribuar për të nxjerrë informacion të besueshëm zbulimi që do të parandalonte sulme terroriste në të ardhmen.Në raport thuhet se agjentët e CIA-s kishin arritur të merrnin informacion të vlefshëm nga të ndaluarit, para se ata t'u nënshtroheshin teknikave të ashpra.Në raportin me 6 mijë e 300 faqe thuhet gjithashtu se CIA nuk u kishte dhënë informacion anëtarëve të Kongresit për ashpërsinë e metodave të saj.Programi kishte shkaktuar mosmarrëveshje të thella edhe brenda agjencisë. Gazeta thotë se në një rast, oficerët e CIA-s të pranishëm në një seancë marrjeje në pyetje në një burg të fshehtë në Tajlandë, u larguan pasi ishin tronditur nga "metodat brutale" të përdorura.Raporti është rezultat i një hetimi të gjerë të Komitetit të Inteligjencës të Senatit mbi aktivitetet e CIA-s, i cili ka nisur në vitin 2009.