Vijojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur

Aeroplanët ushtarakë amerikanë dhe kinezë i janë bashkuar kërkimeve për aeroplanin e zhdukur MH370 të kompanisë ajrore të Malajzisë, Malaysia Airlines.Ata i janë bashkuar tetë aeroplanëve të tjerë dhe nëntë anijeve, që po zhvillojnë kërkime në një hapësirë të gjërë të Oqeanit Indian, afro 2 mijë kilometra në perëndim të qytetit Pert të Australisë.Mendohet se aeroplani Boeing 777, me 239 pasagjerë në bord që rezulton i zhdukur që më 8 mars, ka rënë në këtë hapësirë.Deri më tani janë gjetur shumë objekte, por asnjëri prej tyre nuk ka të bëjë me aeroplanin, që fluturonte nga Kuala Lumpuri i Malajzisë për në Pekin, në momentin kur është zhdukur nga radarët.