Paqja në Lindjen e Mesme, Kerry takohet me Netanyahun

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është takuar mbrëmë vonë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për vazhdimin e bisedimeve të paqes ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.Kerry arriti gjatë ditës së djeshme në Lindjen e Mesme dhe sot pritet të takohet me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.Parashikohet që deri më 29 prill të arrihet një marrëveshje për paqe, por duket se deri më tani është bërë pak progres.Izraeli dëshiron që Mahmud Abbasi ta njohë Izraelin si shtet të hebrenjëve, ndërsa ai deri tani ka refuzuar ta bëjë këtë.Palestinezët janë ankuar për vazhdimin e ndërtimeve të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në pjesën lindore të Jerusalemit, territore këto që palestinezët i dëshirojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.Palestinezët, gjithashtu, janë ankuar lidhur me vendimin e Izraelit, që të mos lirojë edhe grupin e katërt të të burgosurve palestinezë.