Ukrainë, radikalët dorëzojnë armët

Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka deklaruar se nacionalistët radikalë kanë dorëzuar armët dhe janë larguar nga një hotel në kryeqytetin Kiev.Sipas tij, pjesëtarët e lëvizjes ultranacionaliste, Sektori i Djathtë, janë larguar nga hoteli të cilin e kishin shndërruar në seli të tyre dhe janë drejtuar për një kamp në periferi të Kievit.Largimi i tyre u bë pas të shtënave, me të cilat anëtarët e kësaj lëvizjeje i plagosën tre persona, përfshirë edhe zëvendësprefektin e qytetit.Raportet e mëparshme theksonin se policia ka arrestuar një të dyshuar për të shtëna në hotel, i cili është afër Sheshit të Pavarësisë në qendër të Kievit.Sektori i Djathtë ka luajtur rol kryesor në përmbysjen e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, në fund të muajit shkurt, por pastaj kishte mosmarrëveshje me qeverinë e re për shkak të vrasjes së një lideri të tyre.