Përmbytje në Kinë, 16 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2014, 12:50
Të pakten 16 persona kanë vdekur si rezultat i përmbytjeve në Kinën jugore.Mediat kineze theksojnë se shiu dhe breshëri i madh kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Kinës jugore.Moti i keq i cili ka nisur të premten, sipas Ministrisë së Kinës për çështje civile, ka prekur shtatë provica duke lënë të vdekur 16 persona ndërsa dy të tjerë konsiderohen të zhdukur.Në provincën Guangdong, e cila është njëra nga zonat më të goditura, janë ndërprerë fluturimet nga aeroporti.Përmbytjet ishin të mëdha edhe në qytetin Hong Kong, duke bërë që dritaret e një qendre tregëtare, të thyhen tërësisht.