Kosovë, dy ndeshje të reja miqësore ndërkombëtare në futboll

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore ndërkombëtare në muajin maj, kundër Turqisë dhe Senegalit, ka thënë sot kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.Takimi kundër Turqisë më 21 maj do të zhvillohet në Mitrovicë, ku u zhvillua edhe ndeshja e parë miqësore e Kosovës me Haitin, që përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, ndërsa pas katër ditësh në Gjenevë të Zvicrës, Kosova takohet me Senegalin.Gjashtë vite pas pavarësisë së Kosovës, FIFA në janar të këtij viti i ka lejuar kombëtares së Kosovës në futboll që të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare.