Samaras: Deputetët janë të përgjegjshëm dhe e kanë dëshmuar këtë

Një mesazh në shumë drejtime ka dërguar kryeministri grek, Antonis Samaras, pak para mbërritjes në Parlament të draftit të shumëfishtë. Në deklaratën e vet, Samaras ka theksuar se me arritjen e marrëveshjes me trojkën vendi po del nga kriza dhe kjo është diçka që e dinë deputetët, të cilët janë të përgjegjshëm dhe e kanë dëshmuar këtë.“Pas shtatë muajsh negociatash arritëm një marrëveshje që përbën një hap të madh përpara.Mbi të gjitha u njohën gjithë arritjet e vendit.Pas kësaj nuk do të ketë masa shtrëngese. Kjo mbaroi.Dhe kryesisht u mbajtën të pacënuara gjithë vijat e kuqe që u kishim vendosur. Do të pasojë tani dalja jonë në tregje, pas diskutimit për borxhin. Dhe vetëm kështu fillojmë tashmë përfundimisht të dalim nga kriza dhe nga memorandumet.Kjo dhe vetëm kjo ka rëndësi sot. Dhe këtë nuk mundet askush ta vejë në dyshim. Deputetët tanë e dinë. Janë të përgjegjshëm dhe e kanë dëshmuar këtë”, përfundon kryeministri Samaras deklaratën e tij.Sipas kryeministrit Samaras tashme nga 2.9 miliardë eurot e teprices primare qe ka siguruar per here te pare pas shume vitesh Greqia, 500 milionë do t`u shperndahen shtresave te varfra te popullsise. Mbi 350 milionë do shkojne tek skemat e sigurimeve shoqerore, 1 miliard euro per pagesat e vonuara nga Qeveria drejt privateve dhe 1 miliard tjeter per pagesen e borxhit.Sipas marreveshjes se arritur pas vititi 2015 nuk do te kete pushime te reja nga puna ne administraten shteterore. Marreveshja me trojkën vleresohet se i jep pike Qeverise se Kryeministrit Samaras ne prag te zgjedhjeve lokale dhe ato per PE, ndersa opozita greke ka akuzuar perseri koalicionin dypartiak si pergjegjes per varferine ne te cilen kane çuar popullin politikat ekonomike te ndjekura nen presionin e kreditoreve te huaj.Sipas raportit te fundit te Organizmit per Bashkepunimin Ekonomik dhe Zhvillimin , 17.9% e grekeve, dy here me shume se para krizes, nuk disponojne para per te blere ushqime,nje veçori qe nuk verehet as ne vendet me te ardhura te ulta per person si Brazili dhe Kina.