Gratë në të Zeza” protestë në Beograd, kërkojnë falje për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Atë që nuk e ka bërë Politika në Serbi e kanë bërë gratë e këtij vendi. Lëvizja feminist e"Gratë në të Zeza"  kanë zhvilluar në qendër të Beogradit një protestë që është komentuar sa e çuditshme aq edhe solidare. Ato kanë kërkuar falje për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve.Aktivistët me pankartat në duar, si në gjuhën shqipe dhe atë serbe, kishin shkruar emrat e zonave ku u kryen masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës, si Suhareka, Raçaku, Podujeva, Dubrava, Qyshku, etj. Protesta u shoqërua me  masa të rrepta sigurie nga Policia e Beogradit.Në përkujtim të 15 vjetorit të bombardimve të NATO-s,  Koordinatorja e Organizatës Joqeveritare " Gratë në të Zeza", Stasha Zajovic tha se kjo protestë rikthen në memorie krimet e kryera "në emrin tonë" ndaj shqiptarëve.  " Popullata shqiptare iu ekspozua terrorit të armatosur dhe spastrimit etnik nga regjimi serb. Shprehim ngushëllimet tona të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave" -u shpreh  Zajovic.Kjo lëvizje kërkon të zbulojë të vërtetën dhe të dhënat për të zhdukurit gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë dhe të hapë varrezat massive, në të cilat janë mbetjet mortore të shqiptarëve nga Kosova.Zajovic është shprehur  se premtimet e pushtetarëve serbë kanë qenë retorikë boshe, pasi 15 vite më vonë , shumë prej fakteve mbi genocidin në Kosovë nuk dihen ende.  Përfaqësuesja e "Grave në të Zeza" tha se është e rëndësishme që pushteti në Serbi të tregojë se me të vërtetë mendon seriozisht të ballafaqohet me të kaluarën dhe të shkëputet "nga barra e madhe e politikës së krimit",  të regjimit të Sllobodan Milloshevicit.