Arrestime masive për kontrabandë bagëtish Maqedoni-Shqipëri
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka ndërmarrë një aksion të gjërë të arrestimeve të personave të përfshirë në kontrabandimin e bagëtive.Siç mësohet arrestimet po ndodhin në rajonin e Dibrës dhe më gjërë, ku po arrestohen persona të përfshirë në kontrabandimin e gjedheve nga Maqedonia në Shqipëri. Ndërsa në mesin e këtij grupi përshihen shtetas të Maqedonisë, por edhe të Shqipërisë.Në mesin e të arrestuarve janë edhe pjesëtare të policisë, por akoma nuk janë dhënë detaje nga MPB, për shkak të vazhdimit të operacionit.Ky operacion ngjason me ate të gushtit të vitit 2013 i koduar si “Milka”, ku u arrestuan 18 shtetas të Maqedonisë dhe 14 shtetas të Shqipërisë, ndërsa ishin arrestuar edhe pesë zyrtar policie nga pikat kufitare “Bllatë” dhe“Xhepishtë” me Shqipërinë, si dhe një veteriner nga Kërçova.Nga hetimet e zhvilluara bëhet e ditur se janë kontrabanduar mbi 2 mijë frymë gjedhë, ndërsa nga ky biznes i paligjshëm janë përfituar miliona euro.