Maqedonia e 12-ta me azilkërkues në BE

Maqedonia është radhitur në vendin e 12-të në listën e Eurostat, sa i përket qytetarëve të saj azilkërkues në vendet e BE-së.Sipas raportit të publikuar nga Eurostat, gjatë vitit të kaluar 11.065 qytetarë të Maqedonisë kanë kërkuar azil nëpër vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga vendet e rajonit, Serbia është radhitur në vendin e katërt, pasi 22 mijë qytetarë të saj kanë kërkuar azil.Listën e kryeson Siria, pasi 50 mijë qytetarë të saj kanë kërkuar statusin e azilit në Evropë, ndërsa pas saj radhitet Rusia me 41 mijë aplikime, Afganistani me 26 mijë, Pakistani me 21 mijë dhe Kosova më 20 mijë aplikime. Eurostat bën të ditur se për çdo vit është rritur numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së.Ndersa në vitin 2012 ka pasur 335 aplikime, vitin e kaluar janë regjisturar 435 mijë aplikime. Vendet e BE-së ku ka më shumë aplikime janë Gjermania, Franca, Suedia, etj. Por nga ana tjetër, bëhet e ditur se 65 për qind e aplikimeve janë refuzuar dhe kanë marrë përgjigje negative.