Nimiç: S`ka përparim për kontestin e emrit

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e kontestit të emrit, Metju Nimic deklaroi se në raundin e zhvilluar sot në Nju Jork nuk ka pasur përparime sa i përket afrimit të qëndrimeve të dyja palëve negociatore.“Nuk ka pasur rezultate konkrete nga takimi. Ka pasur bisedime të sinqerta dhe dinamike. Dyja palët janë dakorduar që të intensifikohen bisedimet. Palët janë të kënaqura me këtë format të negociatave dhe është e mundur që të organizojmë takim të ri të këtij formati në muajin, si dhe unë më pas të vizitojë rajonin”, theksoi ndërmjetësi Nimiç, pas takimit me negociatorin maqedonas Zoran Jolevski dhe ate grek Adamantios Vasilakis.Ai tha se është i vetëdijshëm për këtë periudhë të zgjedhjeve dhe se ka shmangur këtë situatë, për të mos përkeqësuar problemin lidhur me çështjen e emrit.Sipas tij, në Maqedoni janë zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare, ndërsa në Greqi në muajin maj do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Nimic nuk ka përjashtuar të vizitojë Shkupin dhe Athinën pas përfundimit të cikleve zgjedhore në këto vende të përfshira në kontestin e emrit.“Unë gjatë këtyre viteve kam dhënë shumë propozime, dhe asnjëri prej tyre nuk mori përkrahje të pakushtëzuar nga të dyja palët. Unë i qartësova palëve se duhet vazhdimisht t`i shqyrtojnë idetë e vjetra, për shkak se mund të gjejmë diçka të re në to, derisa të arrihet zgjidhja e kontestit”, deklaroi Nimic, i pyetur se a ka pasur propozime të reja për emrin në këtë takim të zhvilluar në Nju Jork.