Tek Juventus shume pak turn-over

Skuadra torineze e nisi se sezonin duke menduar jo vetem per titullin por edhe per nje rrugetim sa me te gjate ne Ligen e Kampioneve, per kete u investua per te perforcuar skuadren sidomos me elemente qe mund te benin diferencen edhe duke e nisur nga stoli. Skuadra e Juventusit me te drejte konsiderohet si skuadra me e mire e serise A, por ne sfiden me Napolin doli ne pah nje problem jo i vogel. Duke lene menjane ndeshjen mjaft te mire te zhvilluar nga skuadra napoletane, u pa nje renie e theksuar e rendimentit nga kampionja e Italise, mjafton te permendim dy nga lojtaret me te rendesishem te Juves si Pogba e Vidal te cilet u duken shume larg formes se tyre te zakonshme.Skuadra torineze u duk jo ne gjendjen e duhur fizike, dhe per kete ka nje shpjegim. Diferenca ne minutazhin e luajtur midis titullareve dhe lojtareve te stolit eshte e konsiderueshme.Vidal ka minutazhin me te larte ku eshte aktivizuar ne 42 ndeshje me nje minutazh prej 3437 minuta te luajtura, nderkohe qe me pak i perdoruri nga titullaret eshte Lichtsteiner I cili eshte aktivizuar me pak ku minutat e luajtura jane 1984.Pervec Marchisios qe mund te konsiderohet edhe si lojtar formacioni, nga jo titullaret me shume eshte aktivizuar Ogbona me 1406 minuta por duhet thene se kjo ka ardh edhe si pasoje e demtimeve qe kane pesuar Chiellin e Barzagli, per te tjeret minutazhi ka qene fare i paket mjafton te permendim se Quagliarella ka luajtur deri tani vetem 691 minuta. Shifrat tregojne qarte qe tek skuadra kampione e Italise ka titullar te perhershem te cilet aktivizohen pothuajse pa pushim dhe ky mund te jete nje nga shkaqet kryesore te renies sidmos fizike qe Zonja e Vjeter ka pesuar keto javet e fundit.