Moyes: Luajmë pa frikë ndaj Bayernit

Në prag të ndeshjes ndërmjet Manchester United dhe Bayernit të Mynihut për fazën cerekfinale të Ligës së Kampioneve trajneri i Manchester United, David Moyes,  i cili është shprehur se Manchester Unitedi mund ta konsiderojë veten në të njëjtën nivel me Bayern Munichut. Trajneri skocez është kritikuar se fundmi pas humbjeve në shtëpi ndaj Liverpoolit dhe Manchester City-it, por është duke përgatitur skuadrën që të bëj paraqitje sa më të mirë në Europë.“Ne e dimë se në ditën tonë më të mirë, jemi po aq të mirë sa ekipet tjera, por duhet ta tregojmë këtë gjë më shpesh në fushën e lojës”, deklaroi fillimisht Moyes.“Kam pasur dhe kam edhe besim te lojtarët. E di që të gjithë duan të luajnë por kjo gjë varet nga rendimenti I tyre edhe në stërvitje. Të gjithë ata duan të luajnë në ndeshje të mëdha, është një ëndërr që duhet të punosh shumë”, theksoi Moyes.Më tej ai u përqendrua edhe te kundërshtari:“Na pret një ndeshje shumë e vështirë pasi do të luajmë përballë kampionëve të Europës. E kemi studiuar Bayernin dhe janë të kompletuar në cdo repart. Do jetë e vështirë të gjejmë pika të dobëta Kemi disa mungesa të rëndësishme, por duam të shkojmë në gjysmëfinale dhe për këtë gjë na nevojiten dy ndeshje të mëdha.”- përfundoi Moyes.