Kreu i SHISH merr çertifikatën e sigurisë, javën tjetër raportimi për dosjet e tritolit

Kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Visho Ajazi Lika, do të kthehet javën tjetër në Kuvendin e Shqipërisë për të raportuar, duke kaluar barrierat që ia ndaluan një hap të tillë.Kryetari i SHISH ka marrë zyrtarisht çertifikatën e sigurisë, duke u pajisur kështu edhe me ligjshmërinë e raportimit për çeshtje që përbëjnë sekret dhe që garantojnë sigurinë kombëtare.Kreu i Shërbimit ka njoftuar Komisionin për marrjen e çertifikatës dhe gadishmërinë e tij për tu paraqitur sërisht para deputetëve. E ndërsa vetë Ajazi do të shkojë në Komision, një grup prej 5 deputetësh do të jenë shumë shpejt mysafirët e institucionit të tij në një kontroll të inicuar nga deputeti socialist Pirro Lutaj.