Pastronin armën, e vret nga pakujdesia kushëririn 19 vjeç
Një 18-vjeçar nga fshati Mërqin i Lezhës është vrarë me armë zjarri nga kusheri i tij nga pakujdesia. Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se viktima është Kristjan Prendi, ndërsa ngjarja është shënuar rreth ores 19:00 të së martes në afërsi të banesës së tij në fshatin Mërqin.
(Ne foto viktima)Viktima dhe autori po pastronin një armë zjarri tip automatik, jo shumë larg banesave të cilet ishin afer njëra- tjetrës, por gjatë pastrimit autori ka luajtur me shulin e armes e cila ka marrë një fishek, duke goditur 19-vjeçarin.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës i plagosur rëndë, por ai nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në gjoks, duke gjetur vdekjen pas 20 minituash.Menjëherë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e krimit, kusheririn e viktimes Marjel Qose 20 vjeç, ndërsa është në marrë në pyetje reth ngjarjes.
(Në foto autori i vrasjes)Fillimisht u deklaruar si një vetëvrasje, pasi autori ishte munduar të fshihte gjurmet e krimit, por autoresia e vrasjes është zbulluar pas shenjave të gjakut që autori kishtë në xhiboksin e tij.Pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ai e ka pranuar vrasjen, duke deklaruar se e ka kryer nga pakujdesia, që kishte treguar teksa po pastronte armen të cilen e kishte pa leje.
Ata e kishin armen prej disa kohesh pa dijeninë e prindërve, ndërsa e mbanin të fshehur në malin afër banesave të tyre.Viktima Kristjan Prendi ishte nxënës në klasen e 12-të në gjimnazin "Hydajet Lezha", ndërsa me autorin rrinte gjatë gjithë kohës.