Marijuanë në paraburgim, arrestohet 20 vjeçari,sekuestrohet drogë edhe në port

Policia kufitare e Durresit ka bere te mundur sekuestrimin e 24.8 kilograme lende narkotike, ndersa ka arrestuar dy persona, Lufti Ballashiti 32 vjeç dhe Sajmira Korteshi 41 vjeç, qe te dy me banim ne qytetin e Shkodres.Nga te dhenat mesohet se lenda narkotike u konstatua e fshehur ne pjese te ndryshme te automjetit me te cilin udhetonin personat e arrestuar, ndersa mjeti po pergatitej per tu imbarkuar ne tragetin e linjes detare Durres-Bari.Nga kontrolli i ushtruar nga efektivet e policise kufitare rezultoi se droga ishte fshehur ne pjesen e deres se pasagjerit, parafangon e pasme dhe ne brendesi te serbatorit.Ajo ishte e ndare 43 pako dhe ne total peshonte 24.8 kilograme.Materialet ne ngarkim te personave te arrestuar i kaluan prokurorise se krimeve te renda ne Tirane, per vepren penale “prodhim dhe shitje telendeve narkotike”.Nderkohe policia e Durresit ka arrestuar ne flagrancë Florian Qamo 20 vjeç, pasi ky shtetas eshte kapur nga shërbimet e patrullës së policise Durres, duke hedhur ne ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, dy qese të mbjeshtjella me natriban, brenda se cilave gjendej lëndë narkotike e llojit canabis sativa ne masen e 69 gramëve.20 vjeçari ka kerkuar te fuse lende narkotike brenda ambjenteve ku mbahen te paraburgusorit apo te denuarit nga drejtesia, ku sigurisht qe edhe lenda narkotike ka qene per nje prej tyre.Futja e lendeve narkotike e cila kryhet nepermjet hedhjes siper mureve te ketij institucioni, nuk eshte nje fenomen i panjohur per uniformat blu, te cilat kane shtuar edhe masat ne kete drejtim.