Energjia elektrike në Elbasan, qytetarët: Paguajmë kamatë për fatura që nuk vinë

Ideja dhe diskutimet mbi rritjen e çmimit te energjise elektrike, eshte kundershtuar nga qytetaret e Elbasanit te cilet shprehen se kjo eshte e papranueshme ne nje kohe qe numri i papunesise eshte teper i larte, nderkohe qe edhe problemet me mbifaturimin e energjise elektrike qe ata paguajne aktualisht jane te shumta.Sipas tyre situata e krijuar gjate koheve te fundit eshte nje abuzim, pasi faturat jo vetem jane dyfishuar, por ne shume rate ato nuk shkojne prane klienteve, te cilet jane te detyruar te paguajne kamate.Rritja e çmimit te energjise elektrike eshte diskutuar disa dite me pare dhe ne qofte se ajo do te miratohet pritet te sjelle edhe me teper rrenim per ekonomine e familjeve elbasanase, qe duke ju referuar ketu edhe deklarates nga Kryeminstri i vendit, renditet i 3-ti ne rang republike persa i perket numrit te papunesise dhe familjeve qe jetojne me te ardhura vetem nga ndihma sociale.