Investime në portin e Vlorës, Haxhinasto: Kalatë e re dhe zgjerim i portit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2014, 13:50
15 milion euro, është investimi që do të financohet për ndërtimin e një kalate të re dhe zgjerimin e portit te Vlores duke shtuar dhe rritur shërbimin për qytetarët, por edhe sektorët e tjerë të këtij porti.Kështu ka deklaruar Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit që zhvilloi në këtë port, ndërsa është njohur dhe me të ardhurat e mbledhura prej tij.Me pas takimet e Haxhinastos kane vijuar me perfaqesues se Dhomes se Tregëtise dhe Biznesit ne Vlore, ku është njohur me kerkesat dhe nevojat qe ka ky sektor, për të cilat sipas tyre është i nevojshëm ndertimi i nje aeroporti duke e kthyer këtë qytet në një metropol të dytë.