Jetojnë mes skamjes, historia e familjes Lleshi nga Adriatiku i Kurbinit

Ai quhet Pashk Lleshi dhe sebashku me familjen e tij qe prej vitit 1993 eshte shperngulur nga fshatrat e Mirdites drejt fshatit Adriatik ne Kurbin me shpresen per nje jete me te mire.Per fat te keq, deshira dhe planet e tij per tu siguruar nje te ardhme me te mire femijeve te tij kane ngelur vetem nje enderr, pasi gjendja ne te cilin ai jeton jo vetem qe nuk ka pesuar ndryshime, por perkundrazi eshte renduar edhe me tej.Vete eshte aksidentuar nga nje automjet qe e ka lene gjysem te paralizuar, ndersa nje prej djemve te tij, vetem 18 vjeç si pasoje e depresionit dhe kushteve ekstreme qe jetonin i dha fund jetes.Pashku ben me dije se pensioni i invalidit qe ai perfiton eshte i pamjaftueshem per te perballuar jeten, pasi askush nga pjesetaret e tjere te familjes nuk eshte ne marredhenie pune, ndersa shpetim ka gjetur vetem tek marrja e ushqimeve me liste ne dyqanet e zones, te cilat kane filluar te nderpresin gradualisht dhenien e tyre si shkak i mosshlyerjes se detyrimeve te meparshme.Krijimi i kushteve dhe nderhyrja e shtetit per te ndryshuar te pakten ambjentin ku jeton familja Lleshi, eshte kerkesa e kryefamiljarit 66-vjeçar.