SHKP u përgjigjet akuzave të PD: Florenc Tabaku nuk ka bërë asnjë ditë burg

Florenc Tabaku nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe nuk ka paguar asnjë gjobë. Ky është reagimi që vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në përgjigje të akuzave të ngritura nga Partia Demokratike lidhur me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Punësimit Korçë, Florenc Tabaku.“Z. Florenc Tabaku nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe nuk ka paguar asnjë gjobë.Shërbimi Kombëtar i Punësimit është i gatshëm të ofrojë çdo informacion dokument të nevojshëm lidhur me këtë çështje” thuhet në deklaratë.Një ditë më parë Partia Demokratike denoncoi emërimin e Florenc Tabakut në krye të zyrës së punës në Korçë, si person me preçedent penalë. Sipas PD, Tabaku është dënuar me 6 muaj burg, dhe me 250 mijë lekë gjobë nga gjykata e Korçës në vitin 2004, për falsifikim dokumentesh.