Mamurras, hekurudha e rrezikshme për trenin, traseja e amortizuar, s'ka as sinjalistikë

Hekurudha shqiptare prej kohesh vazhdon te shenoje probleme, ndersa amortizimi i linjave te saj po degradon perdite, duke u kthyer ne nje rrezik serioz per jeten e udhetareve qe perdorin kete mjet transporti.Nje situate e tille eshte prezente edhe ne afersi te Mamurrasit, ku perveç mungeses se traseve, bullonave mbajtes, ka mungese te theksuar edhe te sinjalistikes apo postoblloqeve te cilat duhet te ndalojne qarkullimin e automjeteve ne kohen kur kalon treni, gje e cila ne fakt nuk ndodh.Por infrastuktura e hekurudhes shoqerohet edhe problemet qe ka administrata e saj, qe sipas punonjesve nuk vleresohen ne masen e duhur.Pjese e shkaterimit te hekurudhes shqiptare nuk eshte vetem koha e larget qe ajo eshte ndertuar, por edhe banoret e zonave ku shtrihet kjo linje, te cilet jo ne pak raste kane nisur te heqin elementet perberes duke i tregetuar ato me pas per skrap pa llogaritur demin ekonomik qe shkaktohet, por mbi te gjitha pasojat e renda qe do te ndodhnin ne rast te ndonje aksidenti te mundshem, bazuar ne gjendjen ne te cilen gjendet hekurudha sot.