Treg i përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë, linja e parë Prizren-Kukës
Ministria e Energjitikës dhe Industrisë së Shqipëri dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë konfirmuan zyrtarisht, nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi krijimin e një tregu të përbashkët energjitik midis dy vendeve shqip folëse.Ministrat Damian Gjiknuri dhe Fadil Ismajli thanë se ky bashkëpunim i rëndësishëm do të nisë për linjën Prizren-Kukës.Për këtë linjë punimet do të zgjasin 2 vjet dhe do të kurorëzohet me linjën e Interkonjeksionit. Ministrat nuk dhanë detaje të tjera përsa i takon afateve se kur do të nisë dhe përfundojë ky treg i përbashkët energjitik.Pavarësisht se për vite me radhë drejtuesit e këtyre Ministrive kanë mbetur në të njëtën linjë premtimesh, Ministri Gjiknuri këtë herë tha se do të angazhohet maksimalisht, ndërsa fillimisht do të punohet për infrastrukurën e nevojshme të kësaj linje dhe më pas për të gjithë kornizën ligjore.Të dy Ministrat gjatë këtij takimi nuk bënë të ditur se sa do jetë fatura financiare e këtij investimi, si për Shqipërinë po ashtu dhe Kosovën.