Mblidhnin skrap në Librazhd, shpërthen granata, vdes një 21-vjeçar

Një i ri ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Librazhd.Ngjarja është regjistruar në orët e mesditës së sotme në fshatin Mali i Zgarës në Librazhd, ku tre shtetasit ndërsa gërmonin në një ish-repart demontimi, për të gjetur predha të cilat më pas i shisnin për skrap, u ka shpërthyer një granatë.Nga shpërthimi ka gjetur vdekjen e menjëhershme 27-vjeçarit Arben Dosku, ndërsa u plagosën vëllai i tij, Alfred Dosku 21 vjeç dhe xhaxhai i tyre Lavderim Dosku. Të plagosurit janë transportuar në spital, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.Zona, ku këta persona kishin shkuar për të mbledhur skrap dikur ka qenë repart demontimi i municioneve, e megjithatë në këtë zonë nuk ka asnjë tabelë të shënuar që tregon se ky vend mund të ishte i rrezikshëm.