Andon Mëhillaj “shet” Julian Sinanaj: Nuk i kërkova vrasjen e Veizajt

Nuk i kam kërkuar Julian Sinanajt të vrasë Sokol Veizin, por i është premtuar nga serial-killer se do ti zgjidhte konfliktin e pronësisë që Mëhillajt kishin me peshkatarin nga Orikumi.Kështu mësohet të jetë shprehur Andon Mëhillaj gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e krimeve të rënda, i cili dyshohet se është punëdhënësi kryesor i Julian Sinanaj.Ai ka mohuar kategorikisht se ka kërkuar eleminimin fizik të Sokol Veizaj,duke sqaruar se vetë Sinanaj i ka thënë që do t"ia zgjidhte problemin."Më Julian Sinanaj jam njohur rastësisht në lokalin e dajës tim në zonën e Orikumit, ku ai vinte shpesh.Aty nisi edhe komunikimi im me të dhe ai u vetofrua për të më zgjidhur problemin me Sokol Veizaj", mesohet të jetë shprehur 38-vjeçari.Madje sipas dëshmisë së Mëhillajt, ka qenë Juliani ai që i ka kërkuar një sipërfaqe toke në Orikum, pasi do ti zgjidhte problemin sipas metodave të tij.Mëhillaj nuk e imagjinonte që serial-killeri do të vriste peshkatarin, por është gjendur para faktit të kryer nga Sinanaj.Andon Mëhillaj ka kërkuar edhe ballafaqim me Julian Sinanaj,ku ky i fundit ka pohuar se ka qEnë Andoni ai që i ka kërkuar vrasjen e peshkatarit. 38-vjeçari nga marrja në pyetje 1 jave më parë ka mohuar lidhjen e tij në ngjarje të tjera kriminale, kryesisht në qytetin e Vlorës.Megjithatë pritet që prokurorët të kthehen përsëri në burgun 302, aty ku mbahet Mëhillaj, për të sqaruar edhe ngjarje të tjera ku lakohet emri i tij.Në pyetje nga akuza është marrë edhe biznesmeni Ilir Karçini, i cili ka mohuar njohjen dhe takimin me Julian Sinanaj, madje edhe Genis Mëhillaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.Biznemeni i gazit Karçini, akuzohet se ka qenë porositësi i eleminimit të konkurentit të tij Piro Bare,punë që do ta kryente Julian Sinanaj për shumën e 150 mijë eurove.