Përkujtohet tragjedia e Otrantos, 17-vite pas ngjarjes familjarët kërkojnë ende drejtësi
17 vjet më parë, në 28 mars të vitit famëkeq 1997, 84 persona mes tyre gra e fëmijë të nisur nga Vlora drejt Italisë, në mënyrën më tragjike, përfunduan në thellësitë e ujrave të kanalit të Otrantos duke lënë pas një tragjedi,dhimbja e të cilës leë plagë që zor se mund të shërohen nga faktori kohë.Çdo 28 mars, prej 17 vitesh ajo kujtohet prej familjarëve të viktimave që përfunduan në fund të detit, në kërkim të qetësisë, sigurisë dhe shpëtimit prej krizës dhe luftës civile që kishte pllakosur Shqipërinë me 1997-ten, nëpërmjet rënies së piramidave mashtruese. Sot në portin e Vlorës ashtu si çdo vit, familjarët vajtuan dhe hodhën lule në det në kujtim të të afërmëve të tyre.Në këtë ditë edhe kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një mesazhi, ka ngushëlluar familjarët. Ajo që binte në sy gjatë kësaj ceremionie ishte fakti se asnjë prej përfaqësuesve vendorë apo qëndrorë nuk ndodhej aty.Tragjedia nisi në bregun e Vlorës dhe përfundoi në thellësinë e Otrantos, kur anija me të cilën tentuan të largohen 120 persona nga Shqipëria, u godit nga një luftanije italiane. Sot mbushen 17 vjet nga tragjedia e Otrantos ku humbën jetën 84 persona mes tyre gra dhe fëmijë. 17 vjet pas tragjedisë, kanë mbërritur në Vlorë dy objekte të anijes relike "Kateri i Radës", përkatësisht busulla dhe feneri i anijes, por jo trupat e viktimave, ndërsa anija e cila u nxorr nga 800 metra thellësi qëndron në Otranto e kthyer tanimë në një memorial qelqi.Anija "Kateri i Radës", u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave, ndërkohë që më pas ajo u vendos në Brindisi. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, në Gjykatën Penale të Leçes në Itali është në proçes një çështje gjyqësore, ndërsa një tjetër çështje civile po zhvillohet në Brindizi. Kapiteni i anijes italiane "Sibila", Fabrizio Laudadio dhe Namik Xhaferri, kapiten i anijes "Kateri i Radës", janë dënuar në shkallën e parë në gjykatën e Brindisit, përkatësisht me nga 3 dhe 4 vjet burg.Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 Mars të vitit 1997, ishte incidenti më i madh ndërshtetëror dhe tragjedia me e madhe e ndodhur në det.