Ura e degraduar në Skuraj, banorët: Kërkojmë ndërhyrje, rrezikohen fëmijët

7 fshatra te Malesise se Kurbinit rrezikojne seriozisht izolimin e tyre, pasi e vetmja ure,ne qofte se ajo mund te cilesohet e tille, po shkon drejt shkaterrimit perfundimtar.

Mbi 2000 banore te kesaj zone e kane te vetmen mundesi per u lidhur me Kurbinin apo Milotin, por qe per çudi kjo komune nuk po nderhyn per te ndryshuar kete situate e cila mund te shenoje edhe tragjedi. Banoret shprehen se kjo ure ne afersi te fshatit Skuraj eshte ndertuar vite me pare nga forcat e ushtrise por sot ajo eshte amortizuar kjo edhe si pasoje e qarkullimit te automjeteve mbi te.

Ne keto kushte, vete banoret e zones kane nderhyre jo pak here per rikonstruksionin e saj, por punimet kerkojne nje investim serioz dhe te kontrolluar, qe ne rastin konkret duhet te kryhet nga komuna e cila po harron detyrimet e saj ndaj komunitetit qe ka ne varesi.