Jonathan Moore sërish me mision të martën në Tiranë, takime me politikanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2014, 20:11
Në një kohë kur në Shqipëri zien debati politik për Rreformën Territoriale dhe mundësinë e një takimi Rama-Basha, zbarkon në Tiranë një prej zyrtarëvë të angazhuar direkt për Shqipërinë, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në DASH, Xhonatan Moore.Zyrtari i lartë amerikan pritet të mbërrijë në Tiranë të martën pasdite dhe të mërkurën do të ketë takime me krerët kryesorë të politikës, për të konkluduar më pas në një konferencë për mediat, që sipas burimeve do të mbahet në rezidencën e ambasadës së SHBA në vendin tonë