Monitorimi i ujërave të lumejve, Agjencia e Mjedisit nis punën nga lumi Erzen
Agjencia Kombëtare e Mjedisit e krijuar 2 muaj më parë ka gati laboratoret dhe infrastrukurën e nevojshme për matjen e nivelit të ndotjes në vend në ujëra sipërfaqësorë, në ajër si dhe në industri të ndryshme.Kjo agjenci do të nisë punën e saj me matjen e ndotjes në ujëra sipërfaqësorë, konkretisht me lumin Erzen, rezultatet e të cilit do të dalin disa muaj më vonë. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte i pranishëm në ambientet e kësaj agjencie, duke parë investimin e kryer në të.“Deri tani kemi folur pa shifra të sakta për nivelin e ndotjes në vend, por tashmë kjo agjenci do të sigurojë monitorimin e ndotjes sipas standarteve europiane. Ne synojmë që të reduktojmë ndotjen në zonat urbane me 30 për qind” tha ministri Koka gjatë një deklarate për mediat.“Mjedisi nuk është vetëm një sfidë e Ministrisë së Mjedisit, por e të gjitha institucioneve, e të gjithëve ne. Eshtë sfida jonë e përbashkët” u shpreh kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Eduart Shalsi.Janë 4 stacione të monitorimit të ndotjes. Ministri tha se të dhënat e OBSH-së për nivelin e ndotjes janë shqetësuese, por sesi ka ndryshuar situata, shprehet Koka, do të kemi mundësi ti referohemi të dhënave zyrare nga monitorimi në terren.