Siguria në portin e Shëngjinit, drejtoria shton masat dhe kontrollet portuale

Kjo nuk është një stërvitje, por proçedimi më i ri ndaj mjeteve që hynë dhe dalin nga Porti i Shëngjinit. Autoritetet portuale në bashkpunim me ato të kufirit dhe migracionit, po kontrollojnë në mënyrë të imtësishme çdo lëvizje që kryhet në këtë port si dhe mjetet lundruese si të peshkimit ashtu edhe ato të transportit.Krahas efektivëve të sigurisë portuale është sjellë edhe një qen antidrogë. Kjo masë do të jetë e vazhdueshme si një mënyrë për të shtuar besimin ndaj këtij porti, ndërsa ka përqëndrim stinën e verës kur edhe rritet fluksi i lëvizjeve. Drejtori i Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj, ka një qëndrim të tijin për mënyrën sesi duhet parë kjo portë detare në veri të vendit, ndërsa këto masa do të garantojnë sigurinë në këtë port detar të veriut të Shqipërisë.Nevoja për siguri dhe ruajtje është e madhe, ndaj bashkëpunimi ka qenë mjaft i mirë më të gjithë të interesuarit që kryejnë veprime në Portin e Shëngjinit.