Lirohen minorenët e dënuar për vjedhje, të dënuarit për energjinë nuk përfitojnë amnisti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2014, 16:40
Rreth 1 mijë persona, nga 4 mijë të cilët vuajnë dënimin e tyre me shërbim prove, pritet të përfitojnë nga amnistia e fundit e qeverisë. Ilir Qafa, drejtor i shërbimit të provës shprehet se do të jetë kategoria e të miturve që përfiton me shumë nga amnistia.Qafa sqaron se nga amnistia janë të përjashtuara veprat që janë shpallur si prioritete nga qeveria, si vjedhja e energjisë, dëmtimi i mjedisi apo shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.Qafa ka sqaruar edhe proçedurën që duhet të ndjekin personat që përfitojnë dhe me rëndësi në proçes është prokuroria.