Nuk ka hipotekë për banesat e pas vitit 2009, ndërtimet pa leje të 4-viteve të fundit do prishen

Ndryshe nga sa ishte thënë në fushatën elektorale e Partisë Socialiste, legalizim falas për të gjitha banesat, në listën e qeverisë janë hequr ndërtimet e pas 2009-ës.Qeveria ka vendosur të mos i ndryshojë asnjë presje, projektit Berisha për kompensimin e ish-pronarëve.Kreu i Aluiznit, Artan Lame, ka denoncuar korrupsionin me legalizimet e pronave gjatë qeverisjes 8-vjeçare të Berishës, që sipas tij nisnin me pagesën e 200 lekëshit që paguhej tek roja e Aluzinit dhe përfundonin me shumën prej 50 mijë eurosh për marrjen e lejes së legalizmit në zona të rendësishme.