Kampionati i futbollit mes Universiteteve me 25 ekipe, triumfojnë studentët e “Marin Barletit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2014, 19:47
Rikthehet kampionati i futbollit midis universiteteve. Fituesi i këtij kampionati është shpallur Universiteti “Marin Barleti”, i cili ka triumfuar përballë 25 skuadrave konkurente nga universitetet publike dhe private.Në finale, Universiteti “Marin Barleti” është ndeshur me skuadrën e Studentit. Drejtori i Kompleksit "Studenti", Blendi Nallbani, shpjegon se e gjithë kjo nismë ka ardhur me idenë e përfshirjes së rinisë në sport.Kampionati i futbollit midis universiteteve zgjati 10 ditë, ndërkohë që të tjerë aktivitete sportive priten të organizohen së shpejti.