Grupi mediatik “Mapo” feston 7-vjetorin e themelimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2014, 20:56
Grupi mediatik “Mapo” ka festuar 7-vjetorin e themelimit. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast mernin pjesë figura të njohura nga bota e medias dhe e shtypit shqiptar. Botuesi Henri Çili u shpreh se në ditët e sotme shtypi i shkruar është transformuar në një sacrifice, por mbetet njëkohësisht edhe një pasion i cili mbetet i ngulitur në kohë.
Drejtori i Media Mapo vlerësoi rëndësinë e shtypit të shkruar por njëkohësisht edhe vështirësinë për të ekzistuar dhe ecur përpara në kohën e internetit.
“Mapo” është një grup mediatik i cili zë një hapësirë të konsiderueshme të tregut shqiptar përsa i përket shtypit të shkruar me anë të botimit të gazetës dhe revistave.