“Dhuro gjak, shpëto një jetë”, efektivët e policisë Elbasan bëhen pjesë e sensibilizimit
Efektivet e Policise se Drejtorise se Qarkut Elbasan i jane pergjigjur thirjes se Kryqit te Kuq per dhurim vullnetar te gjakut, me qellim shtimin e rezervave te tij prane institucioneve shendetesore.Kjo nisme zhvillohet ne kuader te sensibilizimit te komunitetit mbi dhurimin e lengut te jetes, i cili nga bluzat e bardha cilesohet nje prej akteve me humane qe mund te kryhet, pasi dhurimi i gjakut shpeton nje jete. Neritan Nallbati, Drejtori i Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan, ka qene i pari qe ka dhuruar gjak, per te vijuar me pas me te gjithe efektivet e kesaj drejtorie.Ata qe mund te dhurojne gjak jane personat e moshes 18-60 vjeç, me peshe trupore mbi 50 kg dhe qe gezojne shendet te mire. Sasia qe dhurohet eshte 350-400 ml dhe eshte e paperfillshme per nje fizik te shendetshem, ajo rekuperohet nga organizmi brenda 24 deri 48 oreve,