Berat, të përndjekurit politikë, Ndregjoni: I bëjmë apel qeverisë për zbatimin e ligjit

Nga qyteti i Beratit, kryetari i të përndjekurve politik, Besim Ndregjoni, i ka bërë thirrje qeverisë të zbatojë ligjin për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë.

Ndregjoni është shprehur se ky është një apel i fundit që i bëhet qeverisë, pasi në këto vite kjo kategori është lënë pas dore.

Përveçse dëmshpërblimin e tyre, që duhet të bëhet në zbatimin e ligjit, ata kanë kërkuar edhe  gjetjen e 4500 eshtrave që ende nuk i dihet vendndodhja, të cilët janë vrarë gjatë sistemit monist.