Korçë, problemet e pronësisë konflikt mes banorëve dhe Bashkisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2014, 21:12
Me dhjetra pronarë të truallit të ish Uzinës së Instrumentave në Korçë, kanë protestuar përpara Bashkisë Korçë duke e akuzuar atë se po iu vjedh pronat e tyre. Ata shprehen se janë pronarë të ligjshëm të truallit por Bashkia e Korçës krijoi një kompani fantazëm e cila do të ushtronte aktivitet në prodhimin e instrumentave, por që në fakt asnjëherë nuk është vënë në punë.Pronarët akuzojnë Bashkinë se ka bërë ndërhyrje në hipotekë, ku ka marrë një çertifikatë fallco duke përvetësuar pronësinë e saj, dhe tashmë kërkon të ndërtojë terminal autobusësh.Pronarët i bëjnë thirrje Bashkisë të presi vendimin e Gjykatës e cila po shqyrton rastin në fjalë.