Legalizime të paligjshme, Prokuroria dërgon për gjykim dy ish-zyrtarë të ALUIZNI-t Vlorë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj dy ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Vlorë, të akuzuar për shpërdorim detyre.Ish-drejtori Roland Tafilaj dhe ish-përgjegjësi i sektorit të Urbanistikës dhe Legalizimit, Besnik Zërra akuzohen nga prokuroria se kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin, në favor të disa shtetasve, hapësira publike në zonën e njohur “Tre Racat” në këtë qytet.Në vendin ku ndodhen këto pasuri të legalizuara, nuk lejohet kryerja e ndërtimeve pasi sipërfaqja e pasurive në fjalë është është parashikuar si zonë e gjelbër, që do të thotë se në këtë zonë nuk mundet që të bëhen ndërtime.Kjo, sipas Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit, si dhe Rregullores së Planit të Përgjithshëm të Zonës Qëndore të Qytetit, i miratuar me vendim të KRRTRSH-së.