Sekuestrohet 600 kg drogë në Korçë, 2 në pranga, transportohej drej Greqisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2014, 12:57
600 kilograme lende narkotike jane sekuestruar nga policia e Korçes, ndersa ne pranga jane vendosur dy transportuesit e saj, Tomi Hila 31 vjeç nga Librazhdi dhe Mariglen Topuzi 28 vjeç nga Pogradeci.
Burime nga Drejtoria e policise se qarkut Korçe bejne me dije se lenda narkotike po transportohej brenda nje furgoni me targa AA 569 IS, i cili u ndalua ne hyrje te qytetit te Korçes.
Ende policia lokale e Korçes nuk ka dhene detaje mbi destinacionin e droges, apo ku ishte siguruar ajo, por mendohet se do te trafikohej drejt shtetit grek.
Ne cilesine e proves materiale policia sekuestroi edhe 10 aparate celulare, ndersa eshte duke hetuar per dokumentimin e plote te ngjarjes.