Milena Harito, në “Tonight Ilva Tare”: BE na dha mbështetje të plotë për shtyrjen e ligjit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2014, 22:58
Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike në një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare” u shpreh se Ligji për Administratën Publike ishte një minë me sahat e lënë qëllimisht nga që situata të bllokohej.Ministria Harito ka folur në lidhje me përplasjen politike për administratën publike, duke theksuar se qeveria e Ramës nuk ndryshoi hyrjen në fuqi të ligjit për të mos shkelur konsensusin e arritur.Një pjesë nga intervista:E prisnit që do shkaktohej kjo stuhi politike për shkak të aktit normativ që u miratua nga qeveria 2 javë marrjes së detyrës?Stuhia ishte e pritshme sepse opozita e sotme që kur ishte ende në pushtet filloi të fliste për largimet në administratë. Partnerët ndërkombëtarë që gjatë muajit gusht na lajmëroi që ligji që ne do të gjenimdo të ishte i pazbatueshëm për shkak të akteve nënligjore.Ç`farë ishin këto akte nënligjore?Meqënëse ishte teknikalisht e pamundur, Bashkimi Europian na dha mbështetjen maksimale. Ne nuk ndryshuam hyrjen në fuqi të ligjit për të mos shkelur konsensusin e arritur.BE nuk mban përgjegjësi për konsensusin brenda vendit, kjo është përgjegjësi e mazhorancës?Ne i shkruajtëm opozitës dhe i thamë arsyet se përse ishte e nevojshme shtyrja e ligjit. Ju bëmë për tu takuar dhe për të biseduar për këto teknalitete. Ne e gjetëm këtë situatë. Kjo ishte një minë me sahat e lënë qëllimisht se opozita pot ë donte ti përgatiste aktet nënligjore kishte kohë që prej 30 majit për ti realizuar. Ishte lënë me qëllim që situata të bllokohej.
Ligji i ri ka shtrirë efekte të plota dhe është sot në fuqi. Ne sot funksionojmë sipas ligjit të ri të Nëpunësit civil. Ky ligj I ri sjell një progres shumë të madh. Sjell më shumë siguri për administratën.