Mongolia me Konsullatë nderi në Tiranë, biznesmenia Belma Çela, Konsullja e parë femër
65 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Mongoli është shënuar me çeljen e Konsullatës të Nderit të Mongolisë në Tiranë.Përfaqësuese e shtetit Mongoles në Tiranë do të jetë një emër i njohur në botën e biznesit, zonja Belma Çela, e cila është gjithashtu edhe konsullja e parë femër në Shqipëri.Prezantitmi i saj është bërë në një ceremoni të veçantë ku të pranishëm ishin autoritete të larta të vendit. Kryetari i kuvendit Ilir Meta, zv. Ministri i Jashtëm mongolez Damba Gankhuyag, ministra, deputetë, Kreu i Shoqatës së Konsujve të Nderit Ylli Ndroqi, si dhe një sërë personalitetesh të tjera.zv/Ministri i Jashtëm i Mongolisë, z. Damba Gankhuyag e krahasoi hapjen e Konsullatës së Nderit në Tiranë si ardhjen e pranverës në marrëdhëniet mes dy vendeve."Unë jam i nderuar që marr pjesë në hapjesn zyrtare të Konsullatës së Nderit të Mongilisë e drejtuar nga konsullja e nderit Belma Çela. Është vërtetë kënaqësi që hapja e konsullatës koinçidon me ardhjen e pranverës. Unë mendoj se pranvera po vjen edhe në marrëdhëniet mes Mongolisë dhe Shqipërisë."Në fjalën e saj të parë si Konsulle Nderit, zonja Belma Çela tha se çelja Konsullatës do ti shërbejë forcimit të marrëdhënieve dypalëshë si dhe rritjes së bashkëpunimit në sektorin ekonomik."Ky 65-vjetor në marrëdhëniet tona është një shans për të hapur një kapitull të ri. Do ti shërbejë zhvillimit të vendeve tona në nivelin ekonomik, turistik, kulturor e social. Forcimi i tregtisë, biznesit do jetë i një rëndësie të veçantë për ne, sigurisht bashkëpunimi ynë do të fokusohet në rritjen e investimeve në fushën e industrisë minerare.Si konsullja e parë femër në Shqipëri dua të nënvizoj përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur detyrat e mia, por gjithashtu edhe për të krijuar mundësinë për të disbalancuar diferencën e madhe mes gjinive në këtë sferë.Ceremonia u karakteriza nga këngët e valle tradicionale të Mongolisë, por jo vetëm.Mongilia ndodhet në Azinë Lindore e Qëndrore, mes Kinës dhe Rusisë. Mongolia është vendi i 19-të në botë për nga madhësia dhe ka një popullsi prej 2,9 milion banorë.