Kryetari i Kuvendit Ilir Meta takim me Ambasadoren e Belgjikës Anick van Calster
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në Kuvend Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës znj. Anick van Calster.Kryetari i Kuvendit Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorres van Calster për mbështetjen e pakursyer të Belgjikës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera, niveli i të cilave u konfirmua edhe gjatë vizitës zyrtare të kreut të kuvendit në Belgjikë në dhjetor 2013.Ambasadorja e Belgjikës Anick van Calster i konfirmoi Kryetarit të Kuvendit Meta mbështetjen e Belgjikës për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në drejtim të investimeve dhe shkëmbimeve kulturore.Meta dhe Ambasadorja van Calster diskutuan gjithashtu mbi intensifikimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare, duke vlerësuar në këtë kuadër krijimin e Grupeve respektive të miqësisë në të dy parlamentet, grupi i cili në Kuvendin e Shqipërisë do të drejtohet nga Deputetja Ermonela Felaj.