Bashkimi Europian merr çmimin Nobel për Paqe në Oslo

Tre figurat më të medha te Bashkimit Europian u nderuan me cmimin Nobel për Paqe në ceremoninë e mbajtur në Oslo. Komiteti Norvegjez i Nobelit caktoi BE-në për mbështetjen e paqes gjatë disa dekadave dhe demokracinë ne Evropë pas ndarjes nga Lufta e Dytë Botërore.Çmimi u prit nga Presidenti i Komisionit José Manuel Barroso, Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.BE u nderua për rolin e saj në transformimin e Europës "nga kontinenti i luftes në kontinentin e paqes" thane kreret e BE-se."Nuk jemi mbledhur sot këtu, sepse ne besojmë se BE-ja është e përkryer. Ne jemi mbledhur këtu sepse besojmë se problemet tona duhet ti zgjedhim së bashku. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe kemi një përgjegjësi kolektive, "tha ai, duke paralajmëruar për rrezikun e zhvillimit të një nacionalizmi të ri në Evropë."Kerkimi ynë për unitet evropian është në vazhdim e sipër," tha Barroso gjatë marjes së çmimit.José Barroso premtoi se do të mbrojë euron. "Sot, një nga simbolet më të dukshme të unitetit tonë është në duart e të gjithëve. Është euro, monedha jonë e Bashkimit Evropian. Ne do ta mbrojmë atë", -tha Barosso.Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian Van Rompuy tha se synimi historian i BE-së është të kujdeset për paqen, duke vënë në dukje se ky çmim është një kujtesë e objektivit themelor të Bashkimit për të rritur solidaritetin midis vendeve të kontinentit të vjetër.Nderkohe gjate nates se të dieles, norvegjezët demostruan te zemeruar, duke përmendur disa nga rastet qe demokracia ne BE nuk mbahet sic është shitja e armeve ne zonat qe janë në konflikt, mungesa e ndihmës për refugjatët dhe trazirave sociale të shkaktuara nga trajtimi i krizës financiare.Vetëm rreth dy të tretat e 27 udhëheqësve te vendeve anëtare kanë qënë të pranishem në Oslo. Midis ketyre Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande, ndërsa Kryeministri David Cameron nuk ishte në ceremoninë ne Oslo.Çmimi "Nobel" shoqërohet me një vlerë monetare prej 930 mijë euro, të cilat BE ka vendosur t'i përdorë si donacion për disa projekte në zonat e luftës në ndihmë të fëmijëve.