Lideri i Hamasit mbështet armëpushimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2012, 18:05
Lideri i Hamasit në mërgim, Khaled Meshaal, në ditën e tretë të vizitës së tij të parë në Gaza,mbështeti vazhdimin e armëpushimit mes grupit palestinez militant dhe Izraelit.Duke folur në Universitetin Islamik në qytetin e Gazës, Meshaal tha se "Rezistenca është baza, por ndonjëherë ne biem dakord për armëpushim, ndonjëherë ne përshkallëzojmë me mënyra të ndryshme, ndonjëherë me hedhjen e raketave, ndonjëherë këtë nuk e bëjmë”.Ai përsëriti thirrjen për përpjekjet për të zbatuar një marrëveshje të bllokuar mes Hamasit dhe rivalit palestinez, Fatah.Një ditë më parë, ai tha se Hamasi nuk heq dorë nga asnjë pëllëmbë e Palestinës.